Flet për herë të parë vajza që u shfaq në videon intime me ish kryetarin e Kukësit

Alma. K, vajza e cila u përfshi në një video intime me kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin, ka folur për media pas videos që u bë virale në rrjete sociale.

Ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta.

Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

Në bisedën e zhvilluar me Ora News, Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qenë e stisur apo e futur nga dikush tjetër për të kryer filmime apo për ta shantazhuar Safet Gjicin.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetusëve të policisë apo SPAK Alma nuk preferoi t’u përgjigjej, por tha se ka pajtuar një juriste e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Komente ajo nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.

Sipas të dhënave të siguruar nga Ora News, e reja shpesh herë ka qenë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit për incidente të ndryshme.