Eurodeputetja gjermane: Vuçiq ka gjasa se takoi Zelenskyn për armë kundër njohjes së Kosovës

Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë se ka mundësi që takimi në mes të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiq mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. 

Ajo tha se shpreson se Zelensky kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë, duke shtuar se Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës, shkruan teve1.info 

“Saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion mbi Ukrainën: armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky  kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, shkroi von Cramon në X, mbi statusin e shpërndarë të deputetit ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili tha se Ukraina s’duhet të kompromentojë parimet e saj dhe se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.