Eskalon Burim Piraj, e quan tradhtar Petrit Selimin: Mjer Kosova kë e mban me bukë

Pronari i kompanisë “Meka Halal Food” ka eskaluar në ofendime në një raportim të “Kallxo.com” ku bëhej fjalë për një status të ish-ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi i cili pretendonte se si rrjedhojë e ngjarjeve në veri, BE po shqyrton heqjen e vizave.

Piraj, në seksionin e komenteve në Kallxo.com e ka quajtur “tradhtar” Petrit Selimin, pa u bazuar në argumente për cilësimin që ia dha atij, shkruan Portali Mërgata.

Për më tepër, ky lajm i “Kallxo.com” raportonte se pretendimi i Selimit se BE po shqyrton heqjen e vizave, është demantuar nga raportuesja për Kosovën, eurodeputetja Viola Von Cramon, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Eurodeputetja gjermane në reagimin e saj ka thënë se lajmet për një gjë të tillë po i dëgjon për herë të parë, por se ky është një proces i pakthyeshëm.

“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. Mund të imagjinoj se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të bëhet pyetje për liberalizimin e vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e pakthyeshme”, ka shkruar Von Cramon.

Se u lincua, e tha edhe vet Petrit Selimi, duke thënë se mediat e goditën me tituj të pasaktë.. “Televizioni publik i kontrolluar nga qeveria vendosi lajmin se Viola von Cramon ka “mohuar çfarëdo të vërtete prapa postimit tim” se disa shtete të BE-së kishin folur për shtyrjen e liberalizimit të vizave.

Kjo mund të verifikohet se s’është e vërtetë. Viola asnjëherë s’e mohoi postimin tim. B) Mendoj që BE-ja duhej ta kishte dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën vite më parë”, tha ai.