Erdhi në Kosovë për vizitë, arrestohet mërgimtari i kërkuar për dhunë në familje

Një shqiptar me shtetësi të huaj është arrestuar në qytetin e Podujevës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Arrestimi i tij është kryer për një rast të denoncimit që i është bërë në gusht të këtij viti për “dhunë në familje”.

Thuhet se mërgimtari kishte ushtruar dhunë në familjen e tij dhe me të ardhur në Kosovë, u lëshua udhërarrest.

I dyshuari kishte qenë jashtë shtetit, derisa është kapur dje nga zyrtarët policorë.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.