Ekskluzive: Fotot e viktimave nga aksidenti në Lepenc

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmë rrugës Kosovë – Shkup, ku tre anëtarë të familjes Pacolli janë aksidentuar me veturë dhe kanë rënë në lumin Lepenc. 

Siç bëhet e ditur nga ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, viktimat janë anëtarë me të njëjtin mbiemër, shkruan Portali Mërgata. 

Bëhet fjalë për Naim e Merita Pacolli që janë burrë e grua si dhe Ermal Pacolli, të tre këta të cilët kanë ndërruar jetë. 

Ndërkaq, sipas raportimeve, Shkelqim Pacolli, djali tjetër I familjes ka arritur të dalë nga vetura dhe ka shpëtuar gjallë. 

Ju sjellim më poshtë postimin e Pacollit dhe fotografitë e viktimave që i ka siguruar Portali Mërgata: 

E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!