Edi Rama paralajmëron prishjen e raporteve me Serbinë nëse nuk lirohen policët kosovarë

epa09563367 Serbian President Aleksandar Vucic (C), Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and North Macedonia Deputy Prime Minister Nikola Dimitrov (R) pose for a photo after their press conference in Belgrade, Serbia, 04 November 2021. President Vucic meets with Albanian Prime Minister Rama and North Macedonia Deputy Prime Minister Dimitrov within the cooperation for 'Open Balkan' initiative. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në kufi me Serbinë.

Kryeministri shqiptar ka paralajmëruar Serbinë për “ngrirje” të raporteve ndërmjet dy shteteve nëse policët kosovarë nuk lirohen.

Rama ka shkruar se policët kosovarë nuk kanë kryer asnjë krim dhe duhet që Serbia t’i lirojë menjëherë.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”, ka shkruar Rama në Tëitter.

Rama tutje i ka bërë thirrje Kurtit që të dalë nga siç e ka quajtur “guaca e izolimit” dhe të bashkëpunojë me ndërkombëtarët në mënyrë që veriu të mos i rikthehet nën menagjim KFOR-it.

“Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!

E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”, ka përfunduar Rama.