E veçantë: Mërgimtari marton djalin, në dasmë valvit flamurin me Thaçin e Veselin në të

Shpesh në dasma që organizohen në Kosovë, shohim fytyra të larta publike që marin pjesë në to, pasi që zakonisht ftohen si mysafir nderi në këto ahengje.

Por, në pamundësi për të ftuar në dasëm ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një mërgimtar ka vendosur të festojë ndryshe në natën e tij të martesës, shkruan Portali Mërgata.

Ai ka martuar djalin e tij në Kosovë, ndërsa në dasëm ka valvitur flamurin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në të, pasi që të dy gjenden ende në paraburgim në Hagë.

“Heronj të luftës – UÇK”, shkruan në flamur. /PortaliMërgata/