Një mërgimtar ka folur për aktivitetin e tij jashtë vendit dhe ka treguar edhe pikëpamjet e tij për çështjet politike në Kosovë.
Ai ka thënë se janë vetëm dy vitet e para të qeverisjes nga Albin Kurti, andaj edhe nuk ka pritshmëri të mëdha, shkruan Portali Mërgata.
“Nuk është që presim edhe shumë në fillim prej tij, pasi që ka shumë probleme që presin të zgjidhen. Ai më shumë nganjëherë po ka probleme me kta tontë, të brendshëm, sesa me ndërkombëtarë e serb, armiqtë tanë shekullor. Unë për vete jam i kënaqur, nëse vazhdon me këtë trend, do ta përkrahim maksimalisht”, ka deklaruar ai.
Ai ka folur tutje edhe për përleshjen fizike që ndodhi para disa javësh në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se fajet i ka opozita.
“Për rrahjen në Kuvend, ne qëlluam në Ulqin dhe me të vërtet u ndijtëm keq. Na humbi edhe vullneti i pushimit. Sipas mendimit tim, fajet i pati opozita, ajo e filloi krejt këtë për arsye se më nuk i kanë çelësat për me vjedh aty qysh kanë bo për 23 vite. Këtë le ta dinë ata, që diaspora i di gjanat, ka njerëz të mençur e të aftë, që i dijnë gjanat por nuk veprojnë, ose nuk duan të veprojnë”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Në fund, ai nuk ka hezituar të flas haptas edhe për mbështetjen që ai dhe familja e tij japin për Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka deklaruar se diaspora vendos se kush fiton zgjedhjet në Kosovë, ndërsa ka theksuar se edhe nesër nëse ka zgjedhje, ai dhe familja e tij vijnë për të votuar.
“Diaspora e vendos se kush do të fitojë këtu, edhe sot nëse mbahen zgjedhjet. Unë shpresoj që kjo qeveri me qëndru edhe dy vite në mënyrë që me shku ashtu siç i ka hije me ligj, por nëse ndodhin zgjedhje, nuk pritojmë me gru me gjithë familje me ardh me votu. Ne vazhdojmë me lobu për partinë e Vetëvendosjes. Kemi edhe kompaninë që 23 vite, lobojmë gjithë andej Evropës, gjithë andej Kosovës, për zotrin Kurti dhe partinë e tij”, ka përfunduar ai. /PortaliMërgata/