E rëndë në SHBA: Mërgimtari vret gruan e më pas veten

NYPD officers provide security during th Hometown Heroes Ticker-Tape Parade for essential and frontline workers on July 7, 2021 in New York City. (Photo by Gabriele Holtermann/Sipa USA)(Sipa via AP Images)

Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat amerikane. Një krim i dyfishtë ka ndodhur në Huntertown të Indiana të SHBA, ku 49-vjeçari shqiptar, Arben Gllafce dhe bashkëshortja e tij 48-vjeçar Arjana janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.

Sipas hetuesve 49-vjeçari ka vrarë gruan e tij me armë dhe më pas është vetëvrarë. Policia mori një telefonatë nga një dëshmitar dhe kur shkoi në vendngjarje gjeti dy trupat e pajetë të çiftit.

Çifti i shqiptarëve kishin dy djem, nga të cilët njëri 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik. Të afërmit e Arjanës në SHBA bëjnë apel për ndihmë në rrjetet sociale për të ndihmuar fëmijët. Janë të paqarta rrethanat dhe motivet e krimit.