E pësojnë keq personat që rrahën Valon Sylën: Specialja ngre aktakuzë ndaj tyre

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët kishin sulmuar gazetarin Valon Syla pas një debati televiziv.

Lajmi është konfirmuar nga vet Prokuroria e Specializuar.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H. pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla.

Me këto veprime të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.