E papritur: Besnik Bislimi udhëton për në Hagë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt qytetit të Hagës në Holandë.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER).

Ai gjithashtu thuhet se do të vizitojë edhe Këshillin Ekonomik dhe Social.