E paimagjinueshme: 12-vjeçari sulmohet seksualisht në “Prishtina Mall”

Një rast i paimagjinueshëm ka ndodhur sot në “Prishtina Mall”, qendrën tregtare në Prishtinë që po mburret se është më modernja në rajon.

Aty, një vogëlush 12 vjeçar është sulmuar seksualisht, shkruan Portali Mërgata.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës.

“Lidhur me rastin per te cilin keni shprehur interesim, ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime, i njejti ka leshuar disa autorizime per ndermarrjen e veprimeve hetimore me qellim te ndriçimit ne ploteni te rastit. Ndaj kesaj çeshtjeje aktualisht jane duke u zhvilluar hetime ne koordinim te plote me Policine”, thotë prokuroria.

Vlen të ceket se njëri nga aksionarët e kësaj qendreje tregtare, pronari i autosallonit “Alberti”, veç pak ditë para hapjes ishte arrestuar për fajde.

I njëjti më pas ishte liruar për të marrë pjesë në ceremoninë ku ishin prerë shiritat.