E keni dëgjuar shpesh: Kjo është “Molla e Kuqe” ku thuhet se ishte kufiri i Kosovës

Kufiri i Kosovës deri tek “Molla e Kuqe”. 

Këtë fjalë mund ta keni dëgjuar fort shpesh, e sidomos në këngët patriotike të cilat i referohen kufijve historik të Kosovës, të cilët përfshijnë një territor të Serbisë së sotme, shkruan Portali Mërgata. 

Por a e dini se ku është “Molla e Kuqe” dhe cilës pjesë I referohet? 

Sipas kësaj historie, emrin Molla e Kuqe e kishin dy fshatra skajorë shqiptarë, njëri në veri dhe tjetri në jug të vendit, shkruan agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” 

Fshati Molla e Kuqe në jug, i përket një zone që sot gjendet brenda kufijve administrativë të Greqisë, me emër të ndryshuar në Kalloreferis. Fshati tjetër, në skajet veriore të Shqipërisë, gjendet edhe ai jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme, diku afër një vendi të njohur me emrin Novi Pazar, afër Nishit.