E çuditshme: Politikanja shqiptare bën fushatë në Kosovë për zgjedhjet në Zvicër

Politikanët zviceran kanë filluar fushatën zgjedhore dhe përgatitjet për zgjedhje të cilat priten të mbahen në vjeshtë. Por më e veçanta kësaj herë është se fushata po zhvillohet edhe në Prishtinë.

E këtë fushatë e ka filluar Sanija Ahmeti, politikane në Zvicër, pikërisht në ditën kombëtare të këtij shtetit.

Ahmeti këtë e ka zbuluar vet përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar “Demokracia nuk ka kufij”.

Ahmeti ka zgjedhur që fushatën në aeroportin e Prishtinës ta bëjë në gjuhën shqipe.

Ajo u ka uruar udhëtarëve fluturim të mbarë dhe duke kërkuar që emri i tyre të futet dy herë në listën e zgjedhjeve.