ABC News mëson emrat e pesë të arrestuarit në kuadër të operacionit ku u sekuestruan 10 mijë doza ekstazi.
Në pranga kanë rënë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.
Droga ishte mbështjellë me logo Louis Vuitton.
Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë të Kosovës.
Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.