Dyshohet se dhunuan 23-vjeçaren me të meta mendore, mbahet seanca kundër dy të dyshuarve në Pejë

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve që dhunuan 23-vjeçaren në Pejë është caktuar për sonte në orën 19:00.

Prokuroria e ka konsideruar që ekziston rreziku i ikjes së tyre duke pasur parasysh që vera penale për të cilën ata dyshohen është e sanksionueshme me burgim prej pesë deri në 15 vjet dhe meqë atyre u kanoset një dënim më i lartë, ata mund të arratisen dhe me këtë rast të pamundësohet prania e tyre në fazat e mëtutjeshme të procedurës.

Ismet Gogaj dhe Shaban Berisha janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë më 8 dhe 9 dhjetor.

23-vjeçarja nga Shqipëria me probleme të shëndetit mendor, u dhunua seksualisht nga dy të lartëpërmendurit.