Një helikopter që u rrëzua në lumin Hudson të Nju Jorkut, mori jetën e familjes 5-anëtarëshe nga Spanja dhe pilotit.
Por, rasti ka ngritur dyshime të mëdha të cilat po diskutohen nga komentuesit në rrjete sociale.
Kjo sepse në këtë rast humbi jetën edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “Siemens” në Spanjë, Agustin Escobar, bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij.
Hetimet janë duke vazhduar ende, por deri më tani dihet se helikopteri kishte pasur probleme mekanike që nga shtatori i vitit 2024.
Shtrohet pyetja, pse është lejuar të operojë një helikopter me probleme mekanike në qiellin e Nju Jorkut, duke rrezikuar edhe jetët e qytetarëve?
Të dhënat tregojnë se helikopteri ishte ndërtuar në vitin 2004 dhe kishte regjistruar tashmë 12,728 orë fluturimi kur duhej të riparohej.
Një hetim po vijon për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi rënien e helikopterit në lumë.
Pamjet e tmerrshme kapën helikopterin duke u rrëzuar.
Helikopteri u ngrit nga Downtown Skyport i Manhatanit rreth orës 13:50, me ekzekutivin e Siemens, Agustin Escober, gruan e tij, Mercè Camprubí Montal, dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, Augustin, 10, Mercedes, 8 dhe Victor, 4 vjeç.
Familja, me origjinë nga Barcelona, Spanjë, kishte si pilot Sean Johnson, 36 vjeç, një veteran i Navy SEAL.
Helikopteri u rrëzua rreth 25 minuta pas ngritjes. Kjo nuk është hera e parë që një helikopter i kësaj kompanie rrëzohet.
Një helikopter Bell 206 me katër turistë suedezë u rrëzua në lumin Hudson kur avioni humbi fuqinë në qershor 2013. Piloti dhe katër anëtarë të familjes mbijetuan mrekullisht.