Fehmi Aliu, zyrtar policor, do të ketë punë me Inspektoratin Policor të Kosovës.
Kjo pasi që ai është denoncuar nga Vehbi Kajtazi dhe Berat Buzhala, të dy gazetarë, shkaku i disa komenteve që ai ka bërë në Facebook, shkruan Portali Mërgata.
Sipas Buzhalës dhe Kajtazit, Aliu është mik me deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci.
Aliu, të arrestuarin në veri Milun Milenkoviq, e konsideron “shok” të dy gazetarëve në fjalë.
Për më tepër, mediumin Klan Kosova ai në postimin e tij e konsideron si të paguar nga serbët. /PortaliMergata/