Drecun kërcënon me përkeqësim të situatës në veri të Kosovës: Duhet të jemi gati

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Kuvendin serb, Milovan Drecun, ka thënë se se gjithmonë është e mundur që dikush të projektojë incidente dhe provokime, duke iu referuar situatës në veri.

Sipas tij, rasti i fundit ku policia parandaloi një sulm terrorist dhe gjeti një veturë plot me armë, është diçka e montuar.

“Ju me kaq naivitet vendosni një veturë, bashkë me pjesëtarët e KFOR-it dhe menjëherë filloni një fushatë mediatike-propagande, është plotësisht e qartë se vetura ishte e vendosur, me armë, me bomba molotov, kanë futur gjithçka brenda, megjithëse unë mendoj se ata duhet të kishin vendosur një kamion”, tha Drecun.

“Duhet të jemi gati për përkeqësim të mëtejshëm të situatës”, tha Drecun.