Djali i ish presidendit Thaci, Endriti, i ka dërguar një mesazh Qeverisë Kurti pasi SHBA-të vendosën sanksione si rrjedhojë e ngjarjeve dhe veprimeve në veri.
Endriti ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihen takimet e ish-presidentit me presidentë amerikanë, shkruan Portali Mërgata.
Ai ka krahasuar kohën kur Thaci ishte në pushtet, me atë të tanishmen kur në krye të Qeverisë është Albin Kurti i VV-së. /PortaliMërgata/