Diplomati austriak kërkon që sa më shumë mërgimtarë të shkojnë në Austri

Diplomati austriak, Gunther Fehlinger, ka kërkuar që sa më shumë shqiptarë të emigrojnë në Austri.

Kjo pasi që sipas tij, në Austri, me rritjen e numrit të shqiptarëve që jetojnë atje, është rritur edhe cilësia e kafes që shërbehet.

“Kafeja po bëhet më e mirë me kaq shumë shqiptarë që jetojnë këtu dhe sjellin sekretet më të mira të përgatitjes së kafesë në Austri. Unë bëj thirrje që më shumë shqiptarë të shkojnë në Austri për ta zhvilluar Austrinë në një komb më të mirë, më të hapur evropian!”, shkroi ai.