Digjet shtëpia e mërgimtarit në Kosovë

Një mërgimtarit i është djegur shtëpia në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, shkruan Portali Mërgata.

“Është raportuar se nga zjarri është djegur  shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar i cili gjendet jashtë vendit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale. Njësitë relevante të policisë dhe eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin e lartcekur. Rasti nën hetime”, tha policia.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë. /PortaliMërgata/