Vëllau i Merita Visoka Pacollit, mërgimtares që ra në lumin Lepenc bashkë me djemtë dhe burrin, është nisur për në Kosovë në formë urgjente.
Teksa s’ka më shpresa se Merita është gjallë, ai ka marrë rrugën nga Gjermania për në Kosovë, shkruan Portali Mërgata
I njëjti, edhe vet është mërgimtar, teksa jeton në Stuttgart.
Kjo rrugë për Skender Visokën, nuk do të jetë si të tjerat, e qejfit dhe e çmalljes me familjarë, por e mortit.
Familjarët dhe miqtë i kanë shprehur ngushëllime Skenderit.
