Dëshmitari shqiptar në Speciale thuhet se ishte pjesë e policisë serbe

Në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur sot marrjen në pyetje të dëshmitarit të radhës, Agim Idrizi, e i cili po prezantohet pa masa mbrojtëse.

Idrizi është nga Kacaniku.

Në pyetjet e para nga prokuroria, Idrizi – që do të dëshmojë për mbajtjen në ndalim nga pjesëtarë të UCK-së, ai është përballë me një dokument të policisë serbe në vitin 1998.

Sipas këtij dokumenti, ishte krijuar një polici lokale në Kacanik dhe pjesë e kësaj liste ishte edhe vet Idrizi. Prokuroria e ka pyetur nëse është në dijeni për këtë, por ai e ka mohuar duke thënë se nuk është regjistruar.

Ai ka mohuar se nuk ka qenë as polic dhe as roje pylli, pasi është pyetur nga prokuroria.