Nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi dje, ka arritur të shpëtojë vetëm një nga katër pasagjerët e makinës BMW, që u hodh në lumin Lepenc, pas përplasjes që kishte me makinën Volkswagen Touran me targa të Shkupit
Në redaksinë e Syri.net Kosovës kanë arritur dëshmi të reja nga një dëshmitar që ishite aty në momentin që ndodhi ky aksident.
Bazuar në pamjet, shihet se si vetura me targat e Shkupit, në anën e djathtë të saj është e dëmtuar, e që sipas dëshmitarëve aty, ishte fajtor që makina BMW me targa të Kosovës humbi kontrollin dhe u hodh në lum.
Për me tepër l, dëshmitari me inicialet G.H (emër i njohur për redaksinë), thotë se nuk ishte ndonjë shpejtësie e madhe, por që Tourani e goditi në anën e majtë makinën, andaj dhe doli nga rruga.
Dëshmitari dyshon që fajtori për këtë tragjedi në komunikacion është vetëm makina Touran. Për me tepër ai ka rrëfyer për Syri Kosovën se në momentin e aksidentit, shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin ka tentuar të largohet, por që pas 500 metrash është ndalur për shkak që goma e makinës i është dëmtuar dhe i njëjti është arrestuar më vonë nga policia.
Ai poashtu thekson se e kanë pasur të pamundur të intervenojnë për t’i nxjerrë personat e familjes Pacolli, pasi ishte ujë i rrëmbyeshëm dhe nuk kishin as mjete për të iu dalë në ndihmë.
Po ky dëshmitar, rrëfen se falë reagimit të policisë maqedone është arrit të shpëtohet të paktën njëri anëtar i familjes Pacolli.