Deputetja e LDK-së: Kurti s’ka fytyrë t’iu dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka harruar personat e pagjetur. 

Ajo ka thënë se Kurti ka rehabilituar në qeverisje njerëz që kanë qenë të përfshirë në luftën e fundit, duke nënkuptuar për Radoica Radomiroviq 

Për këtë ajo thotë se nuk e dinë nëse Kurti ”ka fytyrë t’iu dalë përpara familjarëve të pagjeturve”. 

”Erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, sot i ka harruar ata. I ka harruar dhimbjet e shumë nënave.  Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe. Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur?”, ka shkruar ajo në Facebook.