Dera i hapet edhe hasmit.
Kështu e ka përshkruar kryeministri shqiptar, Edi Rama, refuzimin që Kurti ia ka bërë për takim në Prishtinë.
Një deklaratë e tillë ka shkaktuar reagimin e parë nga VV.
Është deputeti Ardian Gola. Ky i fundit në një postim në Facebook, duke u thirrur në “Kanun” thotë se Kanuni “e dënon prerjen në besë”.
Se në çfarë kuptimi e pati deputeti këtë postim, lexojeni më poshtë:
Eshte e vertete qe Kanuni kerkon t’i hapet dera edhe hasmit nese t’vjen n’shpi. Vec Kanuni e denon rend premjen n’bese. Me siguri Rama ka ndonje interpretim te vecante realpolitik te Kanunit, qe ia mundeson zbatimin selektiv te tij. Tybe s’ka faj, eshte mesu me Kosoven duke i zbatu marreveshjet vec per palen tjeter, asnjehere per veten.