Kosovës po vazhdojnë t’i vijnë lajme të këqija të cilat kanë për bazë situatën dhe ngjarjet në veri.
Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të AfD-së në Bundestagun gjerman dhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Petr Bystron, thotë se për përshkallëzimin e dhunës, Kosova nuk meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.
Sipas tij, nëse Kosova pranohet në KiE, atëherë do të barten problemet e rajonit në institucionet e BE-së.
“Përshkallëzimi i fundit i dhunës në Kosovë tregon: Kosova nuk bën pjesë në Këshillin e Evropës! Rajoni mbetet një fuçi baruti dhe nëse do ta pranonim atë në Këshillin e Evropës dhe BE-në, do t’i bartnim problemet e rajonit në institucionet tona dhe në këtë mënyrë do t’i destabilizonim ato. Grupi parlamentar i AfD-së i bën thirrje qeverisë federale që të ndalojë menjëherë aktivitetet e saj për të pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës”, tha ai.