Një grup i deputetëve të VV-së ka shkuar sot në festën e organizuar nga Ambasada Amerikane.
Kjo festë po mbahet për nder të 4 korrikut, festës kombëtare të SHBA-ve për pavarësi, shkruan Portali Mërgata.
Pjesëmarrja e tyre vjen në kohë përplasjesh mes pikërisht këtij pushteti dhe Amerikës shkaku i veprimeve në veri.
Ata kanë publikuar një fotografi nga ky manifestim. /PortaliMërgata/