Deputetët e Listës Serbe veç nënshkruhet sa për të marrë mëditje dhe largohen nga Kuvendi

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, me të nisur seanca u paraqitën edhe deputetët e Listës Serbe.

Po, qëndrimi i tyre në sallë ishte shumë i shkurtër.

Sapo dhanë nënshkrimet e tyre në sallën e Kuvendit të Kosovës, deputetët e Listës Serbe kanë lëshuar sallën.

Aktualisht, derisa deputetët po flasin në foltore, ata nuk janë të pranishëm.

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë dy seanca plenare, një të rregullt e një të jashtëzakonshme.

Seanca e rregullt plenare nisi në orën 10:00. Në rend ditë në këtë seancë, përveç pikave të rregullta që janë deklarimet jashtë rendit të ditës e pyetjet parlamentare, deputetët pritet të votojnë edhe Propozim-Rezolutën për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu pritet të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.