Deliu për qeverinë: Libra e buk s’kanë me ju dhanë, ama ekstazi sa të doni

Deputeteja e partisë më të madhe opozitare, PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, me një postim në rrjetin social Facebook, ka ironizuar tej mase me zhvillimet dhe skandalet e fundit që po ndodhin në vend. 

Ajo i bëri bashkë 3 skandalet më të mëdha të kësaj qeverie.

“Libra edhe bukë s’kemi me ju dhanë, ama ekstazi sa të doni!”, ka shkruar ajo në Facebook. 

Kujtojmë që pak javë më parë asambleisti i LVV në kryeqytet Besnik Mujeci u kap me mbi 11 mijë doza të drogës ekstazi në Shqipëri, ai është në burg atje. 

Të premten që kaloj institucionet shtetërore të ligjzbatimit arrestuan 2 zyrtarë të lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe jaranin e kryeministrit Ridvan Muharremi, të cilët dyshohen për keqpërdorime me rezervat shtetërore. 

Sot doli lajmi që Ministria e Arsimit ka dhënë idenë që prindërit të i blejnë vet librat për fëmijët, ndërsa paret do tua rimbursojë shteti. 

Ky verzion ka marrë kritika të shumëta.