Dejona Mihali e Vetëvendosjes tallet me protestën e sotme të veteranëve: Dilni më shpesh, çdo të shtunë mundësisht

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje me një status në rrjetin social Facebook është munduar të ironizoj me protestën e veteranëve të luftës që u mbajt sot në sheshin Skënderbeu në kryeqytet.

Ajo përmedi disa nga emrat të cilët ishin në protest.

Postimi i plotë:

Dhe vjen një ditë që e gjithë opozita PDK, LDK, AAK me gjithë komandantë dhe akademikë i ka në ballë Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën, Mërgim Lushtakun dhe Rashit Qalajn.

Dilni më shpesh. Dilni prapë. Dilni t’ju shohë njerëzia. Çdo të shtunë mundësisht.