Dardan Molliqaj tregon a e sheh veten si kryeministër të ardhshëm të Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate – PSD, Dardan Molliqaj, ka folur rreth vizionit të tij politik.

I ftuar në një emision televiziv, ai ka treguar edhe nëse e sheh veten në të ardhmen si kryeministër të Republikës së Kosovës, shkruan Portali Mërgata.

“Gjithmonë kur angazhohesh në politikë, angazhohesh për me qeverisë. Nëse qytetarët e Republikës së Kosovës ta japin votën, absolutisht po. Por, jo sipas praktikave të kaluara ku me 2-3 deputetë, njerëzit kanë marrë 4-5 ministri, sepse nuk është demokratike ajo”, ka deklaruar Molliqaj.

Kujtomë se Molliqaj më herët kishte deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme. /PortaliMërgata/