Një mërgimtarit i ka dalë punë me drejtësinë në Kosovë.
Kjo pasi që i njëjti e ka kërcënuar një deputet të Kuvendit të Kosovës, shkruan Portali Mërgata.
Për këtë rast ka shkruar drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.
Postimi i plotë i tij:
Prokuroria ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një mërgimtari dhe ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për kanosjen e një deputeti.
Sipas Prokurorisë, i akuzuari i ka shkruar në Fb deputetes se posa të vijë Prishtina do ta masakrojë, shkruan “Betimi për Drejtësi”.
Morali: Ne vend se mergimtari te shkoj ne shtepine e tij tek familjaret, ai drejte e ne paraburgim. Lehte eshte prej Amerike, Gjermanie, Zvicre, Skandinavie me sha, ofendu e kercenu. Por vjen momenti qe e paguan gabimin dhe shkon drejte e ne fllad. /PortaliMërgata/