Çmenduri: Sulmohet me armë shtëpia e policit kosovar në Prishtinë

Shtëpia e një polici në Prishtinë është sulmuar me armë zjarri mbrëmë. 

Kjo është bërë e ditur nga raporti policor 24 orësh, shkruan Portali Mërgata. 

Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit.  

Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë(5) vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri.  

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm. Rasti mbetet nën hetime. /PortaliMërgata/