Refuzimi i kryeministrit Kurti për t’u takuar me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, ka nxitur reagimin e ashpër të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.
Kjo e fundit, në një postim në Facebook, ka thënë se një veprim i tillë i Kurtit “është për turp”, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, Kurti është ai person që presidentin serb e takon pa kushte, teksa të njëjtat ia vendosë Edi Ramës.
Postimi i plotë i Ramës:
Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!
Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.
Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte.
Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale.