Çfarë po ndodh në Kosovë: Një tjetër qytetar vritet në një lokal në Klinë

Ende pa kaluar shumë ditë nga tragjedia që tronditi opinionin kosovar brenda e jashtë Kosovës, ku pas gjuajtjes me armë të dy grupeve kriminale në një lokal në Prishtinë, një person mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën, një tjetër rast ka goditur opinionin.

Sot në një lokal në Klinë, një person është vrarë.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 16:40 kanë marrë një njoftim se në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është në kërkim të tij. /PortaliMërgata/