Çartet profa Nezir Kraki: Shqipëria është shteti më i prapambetur

Profesori universitar, Nezir Kraki ka komentuar vendimin e  Shqipërisë për anulimin e mbledhjeve të dy qeverive, Kosovës dhe atë të Shqipërisë. 

Ai ka thënë në ”Prime Time” se me këto veprime Rama po tenton ta marrë një rol që s’e ka pasur kurrë, duke akuzuar edhe shtetin shqiptar si një shtet qesharak, sepse udhëheqësitë e tij s’i respekton askush. 

‘’Me këto veprime si drafti, po tenton të marrë një rol që s’e ka pasur kurrë. Që s’e ka as si Shqipëri, sepse ky shteti shqiptar i sotit është më qesharak në hartën gjeografike të Evropës. Është më i korruptuar e prapambetur në gjitha aspekte, më i pwrgazun, shtet udhëheqësit e të cilit s’I pranon askush, s’i respekton askush. Është shteti, kryeministri i të cilit është në hetime në Amerikë se ka ble secrete shtetërore amerikane përmes sekserit amerikan që është ish-agjent i FBI-së. E ky del na thotë se ju jeni gabim. Ndërmjetuesitë janë legjitim se janë palë, ky është jashtë çdo konfiguracioni politik negociues.’’, ka thënë Kraki.