Gazetari, Berat Buzhala, ka shpalosur disa teori të padëgjuara pse sipas tij ka dhënë dorëheqje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Mehaj është rrahur me zëvendësin e tij, Shemsi Syla në zyrën e ministrit, shkruan Portali Mërgata.
Madje sipas tij, Mehaj ka probleme profesionale me njerëzit që e kanë rrethuar, pastaj dyshime për Fondin e Sigurisë, për armët e blear në Turqi si dhe për kërkesat që Kosova t’i përdorë pajisjet që SHBA ia dha FSK-së.
Postimi i plotë i gazetarit kosovar:
Ministri i Mbrojtjes Armend Meha e ka me borxh me tregu arsyen e doreheqjes.
Krejt FSK e din qe Meha e zevendesi i tij Shemsi Syla jane rrehe ne zyre. Thuhet qe edhe ma shume se kaq.
Krejt po flasin qe Armendi ka probleme profesionale me njerezit qe e kane rrethu. Qe ministri Meha ka dyshime per fondin e FSK’se, per armet e bleme ne Turqi si dhe per kerkesat ilegale te qeverise me i perdore pajisjet qe Amerika ia ka dhane Kosoves per operacione ne veri, ne kundershtim me marreveshjen me Ameriken. /PortaliMërgata/