Buzhala i reagon mërgimtarit i cili që 31 vite s’ishte në Kosovë: Deksha në lloç për këta patriota

Gazetari, Berat Buzhala, i ka reaguar një mërgimtari i cili sot në Aerportin e Prishtinës u paraqit duke thënë se nuk ka qenë në Kosovë që 31 vite. 

I njëjti, para mediave tha se ndonëse nuk ka qenë tërë këtë kohë në Kosovë, i beson “veç zotit dhe Albin Kurtit”, shkruan Portali Mërgata. 

Në një reagim fort “ironik”, Buzhala tha se këtij mërgimtari, nuk i ka interesuar për Kosovën për tri dekada, tani e luan patriotin. 

Postimi i Buzhalës: 

Burri i zi tha “nuk jam kane ne Kosove qe 31 vjet, ama une i besoj vec Zotit edhe Albinit”. Do me thane, osht kalle flake Kosoves per tri vjet, e botha nuk i ka hanger me ardhe me i pa qato rrenoja, e tash vjen si Gjonbalaj e na shet dushk per gogla. Kosova e ka shpalle pavaresine para 15 vjeteve, e botha nuk i ka hanger me ardhe.  

O deksha ne lloç per keta patriota. /Lajmi.net/