Buzhala eskalon keq ndaj mërgimtares, e quan “budallicë”

Gazetari Berat Buzhala, nuk ka kursyer fjalët ndaj një mërgimtare që jeton në Britaninë e Madhe, përkatësisht në Londër.

Buzhala e ka quajtur të njëjtën “budallicë”, për shkak të komentit të saj rreth ngjarjes së fundit që ndodhi në “Bon Vivant” në Prishtinë, ku si pasojë e gjuajtjes me armë nga dy grupe, një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

“Po e lexoj nje postim te nje budallice qe me familje jeton ne Londer, ama po thota policia duhet me i mshele krejt kafiterite ne rrugen Rexhep Luci, se po thote kane sfond criminal. Me i thane oj moter, a po osht hiç zor me jetu ne Londer me derte te Prishtines? A ish kane bre ndoshta ma mire me ju thane ktyne te jashtit me na qeverise neve ketu, qishtu online?”, ka deklaruar Buzhala.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që gazetarët apo analistët kanë kritikuar mërgatën shqiptare që nuk jeton në Kosovë. /Portali Mërgata/