Një rast bizar dhe ekstrem është raportuar nga mediat në Kosovë.
Një burrë nga Suhareka, vet i pesti, me gruan dhe 3 fëmijët aktualisht po jeton në veturë, shkruan Portali Mërgata.
Ai para kamerave ka rrëfyer se babai i tij e ka përzënë nga shtëpia ngase siç thotë ai, pasurinë do t’ia lë “njerkës”.
Përveç kësaj, ai thotë se nuk po ndihmohet as nga vëllau i tij mërgimtar. /PortaliMërgata/