Biznesmeni i njohur, Burim Piraj, ka shpërthyer ndaj kryeministrit kosovar, Albin Kurti i cili dje mori pjesë në “Paradën e Krenarisë” të mbajtur nga komuniteti LGBTI në vend.
Në një postim në Facebook, Piraj ka thënë se këta politikanë që dalin në kësi lloj paradash, janë të etur për pushtet, shkruan Portali Mërgata.
Postimi i Pirajt:
Edhe pse dje bënë paradë, sot kanë ngelur ata që kanë qenë para paradës dhe asnjë nga ne që jemi të lirë, nuk i përkrah, përveç politikanëve të etur për pushtet dhe mediave që profesion e kanë t’i publikojnë edhe shembujt si nuk duhet të jetohet.