Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu është takuar sot me disa mërgimtarë.
Këtë, ajo e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan Portali Mërgata.
Postimi i plotë i Deliut:
Mua më thërrasin gurbetçar, por kam emrin kosovar.
Me Arsën, Erlisin dhe Jonin, fëmijët e familjes Kadriaj që jetojnë Zurich të Zvicrës, sot vizituam Kuvendin dhe selinë e PDK-së.
E mahnitur me njohuritë e tyre për Kosovën dhe UÇK-në përkundër moshës e distancës.
Mërgata, gjysma tjetër e jona, janë dashuria e malli ynë i përditshëm dhe krenaria jonë e përhershme.
Shumë dashni. /PortaliMërgata/