Gazetari Bledi Mane ka folur sërish për humanistin e njohur, Elvis Naçi, duke e akuzuar për keqpërdorime.
Ai ka thënë se megjithëse beson në zot, nuk i beson Elvis Naçit apo humanistëve të tjerë, shkruan Portali Mërgata.
“I kam thënë edhe Berat Buzhalës, a e dini ndonjë prift apo hoxhë që ka ndërtuar ndonjë çati për shkolla? Në Shqipëri ka vende ku janë dy xhami por nuk ka shkolla. Nuk jemi në mesjetë, në momentin që shkolla falimenton, njerëzit i rrëmben besimi fetar”, ka deklaruar Mane.
Kjo nuk është hera e parë që gazetari i Shqipërisë akuzon Elvis Naçin për keqpërdorime financiare, pasi që ai edhe më herët ka thënë se bashkëshortja e Naçit ka përdorur paratë edhe për botokse e ndërhyrje estetike, që janë të ndaluara edhe me fe. /PortaliMërgata/