Biznesmeni nga Zvicra del vullnetar për t’ia rregulluar varrin Adem Mikullovcit

Pak ditë më parë, Portali Mërgata raportoi për gjendjen e mjerueshme të varrit të artistit të madh, Adem Mikullovci.

Në lidhje me këtë, është vetofruar mërgimtari Besnik Benz, që me financa të tij t’ia rregullojë varrin, shkruan Portali Mërgata.

I njëjti ka komentuar në postimin tonë, duke shprehur gatishmërinë që të kontribuojë për t’ia rregulluar varrin.

“Për një aktor të tillë unë me gjithë qejf e kisha ndërtu varrin”, ka shkruar Benz.