Besnik Benz propozon koalicion LDK-VV: Albin, ule kokën – askush më mirë se LDK nuk udhëheq me Kosovën

Biznesmeni i njohur nga mërgta, Besnik Benz, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka folur për bllokadën e shkaktuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës, aty ku për 11 herë me radhë po dështon konstituimi dhe votimi i Albulena Haxhiut të VV-së për kryetare.

Sipas Benz, Vetëvendosje dhe LDK duhet të bëhen bashkë në një koalicion, shkruan Mërgata.

Në një postim në Facebook ai thotë se ky koalicion duhet të jetë për hir të popullit dhe t’u jepet fund pritjeve.

Ai shton se kryetari i VV-së, Albin Kurti, duhet ta ulë kokën dhe të pranojë gabimet e bëra karshi LDK-së.

Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:

Për hir të popullit, t’u jepet fund pritjeve!

Një koalicion LDK – Vetëvendosje, me kushtin që të punohet profesionalisht.

A nuk kanë vuajtur mjaft qytetarët?

A nuk janë politikanët ata që duhet të gjejnë zgjidhjen?

Deri kur të presin që besimin që ja u dhanë më 9 shkurt ta konkretizojnë me pjekuri.

Andaj, kur bëhet bashkë maturia e LDK-së me cilendo parti nuk mund të ketë qeveri të keqe.

Nuk lejon LDK keqpërdorimin e djerses së qytetarit edhe në koalicionin më të vështirë.

Vetëvendosje u tregua e papjekur por LDK duhet të dëshmojë se interesi qytetar është primar, veç me kushtet e veta.

Të thamë qe je ngutë Albin, por e ke pa edhe ti që askush më mirë se LDK nuk din të udhëheqë, andaj krenarinë leje anash, e ule koken.

Të shpresojmë në një vendim që i jep fund të keqes e pritjeve. /PortaliMërgata/