Berat Buzhala kërkon falje pasi mediumi i tij raportoi gabimisht për lirimin e policëve që u arrestuan dje

Gazetari dhe opinionisti i njohur kosovar, Berat Buzhala, ka reaguar pasi që media e tij “Nacionale”, shpërndau një lajm “ekskluziv” për lirimin e tre zyrtarëve policorë të Republikës së Kosovës, që u arrestuan dje në Jarinjë.

Fillimisht, Buzhala ka shpërndarë edhe në profilin e tij lajmin e mediumit të tij, por e ka fshirë menjëherë postimin pasi që ka kuptuar se bëhej fjalë për lirimin e tre qytetarëve kosovarë që janë arrestuar në pikën kufitare në Merdare, shkruan Portali Mërgata.

“Sqarim dhe kerkim falje: Nuk jane liru tre policet, por dy qytetaret e arrestume ne Merdare. Më vjen tepër keq per informatën”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Kujtojmë se lajmi për lirimin e tre qytetarëve kosovarë të arrestuar në Merdare fillimisht është keqkuptuar edhe nga shumë qytetarë, të cilët kanë menduar se bëhet fjalë për policët kosovarë që u arrestuan dje në Jarinjë, e të cilët gjenden ende në Serbi. /Portalimërgata/