Behgjet Pacolli e fiton një rast për shpifje në gjykatë, ja ku i dërgoi paratë e dëmshpërblimit

Behgjet Pacolli ka fituar një rast gjyqësor ndaj gazetës “Kosova Sot”.

Këtë e bëri të ditur vetë kreu i AKR-së përmes një postimi në “Facebook”.

Përkundër faktit se tregoi triumfin ndaj gazetës përkatëse, nuk informoi publikun për cilën shpifje bëhet fjalë.

“Shumë padi të tilla që janë në proces kundër kësaj “gazete” dhe autorëve të saj që tërë kohën kanë shpifur, do të kenë të njëjtin epilog. Sistemi i drejtësisë në Kosovë kundër shpifësve dhe keqbërësve po punon dhe unë besoj në të”, shkroi ndër tjerash ai.