Një lajm i mire dhe shumë inkurajues vjen nga Gjermania.
Mjeku i njohur nga Kumanova, Xhevat Ademi, tanimë kryemjek – Oberarzt i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale, së bashku me djalin e tij, gjithashtu mjek, Asim Ademi, kanë bërë një ndërhyrje kirurgjike të suksesshme në spitalin gjerman shumë kompleks.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Asim Ademi.
Të dy babë e birë, Xhevat Ademi dhe Asim Ademi, shërbejnë në të njëjtin spital, në Gjermani, me profesionalizëm të pashoq që le gjurmë në mjekësinë gjermane dhe janë udhërrëfyes të suksesit të mirëfilltë.